Bislimi për dialogun: Palët duhet të jenë të barabarta, e kundërta është vërejtur në terren e në tavolinë

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 11:16 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka diskutuar lidhur me ecurinë dialogut Kosovë-Serbi nën drejtimin e Qeverisë Kurti, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se pala kosovare dhe ajo serbe, kanë pikëpamje të ndryshme se si e shohin përfundimin e dialogut

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislmi, tha se qeveria Kurti në fillim të mandatit ka dalë me deklarime që i ka prioritetet bazë.

“Kemi cekë që prioritet për ne është menaxhimi i pandemisë, integrimi në BE e të ngjashme. Në këtë kontekst dialogu si proces është prioriteti katërt dhe pastaj nisur nga kjo dikush ka dal me konstatime se qeveria Kurti nuk e merr seriozisht dialogun. Pala tjetër në dialog, është e përfaqësuar nga Petkoviq i cili është vetëm udhëheqës i një zyre për Kosovën dhe nuk ka kurrfarë pozicioni brenda qeverisë së Serbisë”.

“Dialogu duhet të jetë i bazuar në principe të caktuara, palët duhet të jenë të barabarta. Në çdo kontekst kur ne kemi hasur qasje të pabarabartë jemi vendosur që ta vendosim principin e prioritetit dhe kjo është vërejtur në terren dhe në tavolinën e bisedimeve”, tha Bislimi.

E Arbër Fetahu, hulumtues në GLPS tha se e kanë përcjellë në vazhdimësi dialogun Kosovë-Serbi.

“Shumë marrëveshje janë nënshkruar por implementimi i tyre nuk ka qenë në nivelin më të lartë. Tashmë dialogu ka një udhëheqje të re për më shumë se një vit. Zotri Kurti ka pasur dy takime të nivelit të lartë me homologun e tij serb dhe një sërë takimesh në nivelin e delegacioneve. Nga ato që kemi parë, qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë kanë pikëpamje të ndryshme se si e shohin përfundimin e dialogut”, tha ai.

E politologu, Behlul Beqaj, mendon që çështja e dialogut tash e tutje duhet të ketë një vlerësim dy shkallesh. Ai tha se

“Vlerësimi i para ka të bëjë me kontekstin e rrethanave që kanë qenë të brendshme ose ato ndërkombëtare, dhe besoj që çështja e procesit dhe sfidat e dialogut dhe mundësitë e shtetit të Kosovës besoj se ndryshojnë pas kontekstit të ri ndërkombëtar i cili po zhvillohet aktualisht dhe determinon edhe një rishikim të pikëpamjeve edhe të Kosovës më raport me procesin e dialogut”

“Varet edhe nga qeveria por varet edhe nga bartësit e sponzorizuesit e krijimit të shtetit të Kosovës ai dhe në këtë kuptim ka pas mundësi që të bëhet një rishikim i prioriteteve të dialogut. Mendoj se qasja e qeverisë karshi problemit të dialogut mendoj që ka qenë joreale. Në këtë kuptim mendoj se çdo gjë që ka pasuar mandej ka qenë pasojë e qasjes jo reale ndaj dialogut”, tha Beqaj.

Të ngjashme