Kryenegociatori i Kosovës për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka zhvilluar një takim të rregullt me Ushtruesen e Detyrës së Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatovën.
Zulfaj ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për temat e përbashkëta në kuadër të procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE, me theks te Instrumenti për Reforma dhe Rritje, projektet e Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA), si dhe zhvillimet aktuale.
“Me Ushtruesen e Detyrës së Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatovën, biseduam për temat e përbashkëta në procesin e anëtarësimit në BE: Instrumentin për Reforma dhe Rritje, projektet e IPA-s dhe zhvillimet aktuale”, ka shkruar kryenegociatori Zulfaj në një postim.
Takimi u zhvillua në kuadër të koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Zyrës së Bashkimit Evropian për çështjet që lidhen me procesin e integrimit evropian.