Bislimi: Qeveria është e interesuar ta intensifikojnë bashkëpunimin me shoqërinë civile

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 13:37 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka mbajtur takim me Organizatat e Shoqërisë Civile, raporton Ekonomia Online.

Bislimi tha se Qeveria është e interesuar ta intensifikojnë bashkëpunimin me shoqërinë civile.

Ai ka propozuar që takimet të jenë çdo tre muaj e që në fokus të kenë reformat sa i përket përmbushjes së agjendës evropiane.

“Ne mendojmë që për të pasur bashkëpunim të suksesshëm duhet të ketë besim që Qeveria është e interesuar të bashkëpunojë me shoqërinë civile. Takimet duhet të jenë të rregullta. Natyrisht që për të pasur sukses duhet të jemi të përgatitur mirë”.

“Synimi jonë është që bashkëpunimi të jetë gjithëpërfshirës. Bashkërisht të shkojë përtej asaj që kemi pasur si standard shkëmbimi i informatave gjetja e një konsensusi sa i përket reformave. Ne kishim takimin e fundit të këshillit ministror dhe në këtë takim kemi pasur dakordim për këtë aranzhim bashkëpunimin me qeverinë”.

“Ku i shihni problemet me Qeverinë. Ajo që kisha propozuar është që në 3 mujor të kemi takime dhe të diskutomini për ERA 2. Të kemi edhe takime shtesë sektoriale. Si Qeveri jemi të interesuar ta intensifikojmë bashkëpunimin dhe të jemi pjesëmarrës në aktivitet që organizoni ju”.

Të ngjashme