Bislimi shpreson në ndihmën e Finlandës dhe Irlandës për liberalizim dhe anëtarësim në NATO

Prishtinë | 04 Kor 2022 | 10:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova gëzon marrëdhënie të shkëlqyera me Finlandën dhe Irlandën, raporton Ekonomia Online.

Në konferencë për medie pas takimit me delegacionin nga Finlanda e Irlanda, Bislimi ka thënë se shpreson që Kosova të ndihmohet nga këto dy shtete për liberalizim të vizave dhe anëtarësim në NATO.

“Finlanda dhe Irlanda janë partnerë strategjik për Kosovën, teksa marrëdhëniet forcohen bashkëpunimi jonë vazhdon të rritet. Orientimi ynë na sjellë gjithmonë më afër njëri tjetrit. Vlerësojmë mbështetjen drejt liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin ne NATO e organizata ndërkombëtare. Shpresojmë që anëtarësimi i Finlandës në NATO të përfundojë me sukses dhe pastaj edhe i Kosovës. Kosova është dëshmua partnere serioze në bashkëpunimin ndërkombëtar”, tha Bislimi.

Bislimi ka kërkuar nga këto dy shtete që bashkëpunimi të jetë edhe ekonomik, për të cilën tha se do të jetë në të mirë të trija shteteve.

“Kemi shprehur gatishmërinë të strehojmë 5000 refugjatë nga Ukraina. Folëm edhe për të arriturat e Kosovës për marrëveshjen e Stabilizim Asocim. Marrëdhëniet e Kosovës me shtetet e Irlandës dhe Finlandës duhet të forcohen edhe në aspektin ekonomik. Ndërveprimi ekonomik do të sjellë benefite si për Kosovën po ashtu edhe për Finlandën dhe Irlandën”, tha tutje Bislimi.

Të ngjashme