Biznesmeni Bekim Brestovci aderon në Nisma Socialdemokrate

Prishtinë | 19 Gus 2019 | 15:33 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nisma Socialdemokrate ka prezantuar një aderim të ri. Bekim Rustovci, drejtor i unionit të bizneseve shqiptar-gjermane është anëtari më i ri i kësaj partie, raporton EkonomiaOnline.

Këtë aderim e prezantoi kryetari i Nismës, Fatmir Limaj me anëtarë të tjerë të kësaj partie, për të cilin tha se është një personalitet i rëndësishëm i cili po i rikthehet politikës kosovare.

“Për Nismën është një ditë e rëndësishme nga që nga sot e tutje po na bashkohet një personalitet i rëndësishëm i cili jo vetëm që po i kthehet politikës së Kosovës por po rikthehet të jap kontributin drejtori i Unionit të bizneseve shqiptar-gjermane, Bekim Rustovci, një intelektual që deri tani ka jetuar në Gjermani”, tha Limaj.

“Bekimi e lëshoi herët Kosovën, në kushte shumë të vështira dhe asnjë moment nuk e ka kthyer mbrapa kokën të ia kthej shpinën vendit të vet ai ka gjet forcën që në kushte të tilla të jap kontribut për Kosovën. Falë angazhimit të Bekimit e qindra njerëzve tanë Kosova është liruar. Për ne si Nismë jemi jashtëzakonisht të nderuar dhe i dëshirojmë mirëseardhje këtij personaliteti që nga tani do jetë pjesë e Nismës, ne e mirëpresim përvojën e vullnetin e tij”, tha Limaj.

Ndërsa Rustovci tha se ka qenë gjithmonë i interesuar të kyqet në politik, por tha se vetëm tani ka gjetur një parti, që sipas tij do t’i mundësojë të japë kontributin e tij.

“Sot me Nismën socialdemokrate po nis një rrugë e re e jetës sime dhe ajo është kyçja ime më politikë. Unë kam qenë gjithmonë në kërkim të një formati të ri dhe Nismës të jap kontributin tim. Kyçja ime në politikë beson që do i jetësojë dhe fuqizojë edhe më tepër iniciativat e tilla dhe gatishmëria ime për të qenë krah iniciativave që shkojnë drejtë zhvillimit ekonomik do jenë gjithmonë prezente”, tha Rustovci.

Të ngjashme