Blerim Kuçi merr detyrën edhe të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik

Prishtinë | 05 Qer 2020 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Blerim Kuçi e ka pranuar detyrën e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik nga ushtruesi i detyrës së sekretarit të MEPTINIS-it Irfan Lipovica.

Lipovica e ka njoftuar ministrin Kuçi për projektet të cilat janë realizuar, ato të cilat janë në proces dhe ato që priten të fillojnë në fushën e Teknologjisë, Energjisë, Ndërmarrjeve Publike dhe Minierave.

Kuçi theksoi se do të bashkëpunojë ngushtë me stafin e ministrisë për t’i vazhduar dhe realizuar projektet që ndihmojnë zhvillimin e ekonomisë së vendit. 

Ministri Kuçi me këtë rast pohoi se MEA-në e presin shumë sfida në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit, e cila është goditur nga pandemia e Covid-19, për të cilën u shpreh i bindur se do të arrihet.

Blerim Kuçi e ka pranuar sot gjatë ditës edhe detyrën e Ministrit të Ambientit nga paraardhësi i tij Lumir Abdixhiku, pasi që ministria që ka drejtuar ky i fundit – Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit – ka pasë të përfshirë këtë dikaster.


Të ngjashme