“Boll ma me këto sjellje”, Daka e lëshon mbledhjen për shkak të Kurteshit

Prishtinë | 02 Mar 2021 | 15:25 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhje, Valdete Daka, ka lëshuar mbledhjen me arsyetimin se sjelljet e anëtarit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshit, nuk ishin në nivelin e duhur, raporton Ekonomia Online.

“Mbledhjet tona janë shndërruar në diçka që kurrë s’kanë qenë duke ju falënderu Sami Kurteshit”, ka thënë Daka.

“Boll ma me këto sjellje që nuk janë në nivel”, i ka thënë Daka Kurteshit.

“Konsideroj që mbledhja nuk mundet me vazhdu për shkak të sjelljes së Kurteshit”, ka thënë Valdete Daka dhe të gjithë e kanë lëshuar mbledhjen.

“Ne kemi me fitu dhe e bëjmë pushtetin por mos ndërhyni kur flasim unë dhe zotëri Rama se kjo është arsyeja që i keni humbur zgjedhjet me këtë mediokritet. Unë po diskutojë për dokumentet dhe ligjet që i kemi para. Ju po shkeli të drejta, të trajtohet të gjithë ata njerezë që ju është shkelë e drejta e kundërshtimit dhe apelit. Ju ka shkelë njerëzve të drejtën e ankesës. E kemi shkelë planin operacional”, ka thënë Kurteshi.

Po ashtu edhe Eshref Arifi ka kërkuar që të mos ulet niveli i diskutimit në këtë mbledhjen.

“Mos të ulet takimi i KQZsë. Nuk dihet ku jemi. Kemi pika vendimmarrëse për administrimin e procesit zgjedhor. Kemi rregulla dhe ligje. Mos të bëhet presion administratës”, ka thënë Arifi.

“39 fletëvotime në një zarf çfarë i thonë kësaj pune”, ka thënë anëtari i PDK-së, Arianit Elshani.

Të ngjashme