Borrelli mirëpret formimin e Qeverisë, thotë se mezi po pret që të rifillojë dialogu me Serbinë

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Pas formimit të institucioneve të reja të Kosovës, ka reaguar shefi i diplomacisë evropiane. Jospeh Borrell.

Borrell është shprehur se mirëpret votimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti dhe se mezi po pret që të rifillojë dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit me lehtësimin e BE-së.

“Mirëpres votimin e Kuvendit të Kosovës që konfirmon qeverinë e re të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. Tani me qeveri të re në vend, mezi pres të intensifikoj diskutimet dhe bashkëpunimin tonë për marrëdhëniet e Bashkimit Evropian-Kosovë, për reformat dhe Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. BE mbetet e përkushtuar të punojë me institucionet dhe njerëzit e Kosovës për të ecur përpara në rrugën evropiane”, është shprehur Borrell.

Të ngjashme