Brestovci: Me Socialdemokracinë më mishëroi nëna

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Biznesmeni nga Diaspora, i cili ishte kandidat për deputet ne zgjedhjet e 6 tetorit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Bekim Brestovci, ka rrëfyer një pjesë emocionale të së kaluarës së tij nê lidhje me nënën e tij, e cila sipas tij është pikërisht ajo dhe puna e saj një nga arsyet pse ai ka trashëguar shpirtin dhe zemrën e një socialdemokrati.

Brestovci, shpirtin e tij socialdemokrat e lidh sme të kaluarën e nënës së tij, e cila siç bën të ditur ai, ka qenë një nëpunëse e Qendrës për Punë Sociale, dhe se nga ajo çdo ditë ka pasur nga një rrëfim të dhimbshëm të situatave të familjeve të varfëra, siq thot ai.

“U rrita me lotët e mamit tim, nga përjetimet që sillte në shtëpi nga terreni dhe përballja e sajë me varfërinë e madhe të njerëzve”, ka shkruar Brestovci në një postim në llogarinë e tij të facebookut.

Ai nê fund të shkrimit të tij ka potencuar se përvojat tilla të historisë së tij, cilat i ka ndarë edhe me qytetarët gjatë kesaj fushate, do ti postoj në ditët në vijim.

Ky është postimi i tij i plotë:

Një fragment i shkurtër nga diskutimet e mia gjatë fushatës zgjedhore.

Unë me shpirt e  me zemër jam Socialdemokrat.

Duke qenë fëmi i dy prindërve të cilët deri në pensionimin e tyre për shumë decenie punuan në qendrat për punë sociale , u rrita me rrefimet e prindërve të mi, për njerëzit me nevojë për mbështetje sociale.

U rrita me lotët e mamit tim, nga përjetimet që sillte në shtëpi nga terreni dhe përballja e sajë me varfërinë e madhe të njerëzve.

Andaj, edhe politikisht nuk mund të rreshtohesha mbas asnjë platforme tjetër, përveq mbas asaj platforme politike e cila është garanca më e madhe për një mirëqenje sociale dhe për një jetë më të dinjitetshme, nuk mund e të rreshtohesha politikisht diku tjetër përveq në NISMA Socialdemokrate…

Të ngjashme