Bruksel, Gjuriq: Bisedime për normalizimin, jo për pavarësi

Prishtinë | 30 Kor 2020 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar se sot në takimin në Bruksel ka kërkuar që të Prishtina të ndalojë së treguari sipas tij të pavërteta për përmbajtjen e bisedimeve në Bruksel, transmeton Klan Kosova.

Ai tutje ka deklaruar se ka kërkuar nga përfaqësuesit e BE-së që të jenë më të qartë dhe më transparentë për atë që diskutohet atje, shkruan Tanjug.

” Në dërguam mesazhe shumë të qarta dhe të forta. Asnjë ultimatum. Kushdo që përpiqet ta bëjë këtë, do të marrë një mesazh të qartë nga kreu i shtetit serb, qeveria serbe dhe populli serb”.

“Këtu nuk ka bisedime dhe nuk do të ketë bisedime për pavarësinë, por për normalizimin e jetës”, ka thënë Gjuriq nga Brukseli.
Sot ka qenë takimi i dytë i Gjuriq me Koordinatorin e Qeverisë së Kosovës për dialogun Skënder Hysenin.

Të ngjashme