Bunjaku: Qeveria nuk po e dëshiron ndihmën e opozitës, po sillet me arrogancë në Kuvend

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku ka thënë që qeveria Kurti po sillet me arrogancë në Kuvendin e Kosovës.

Bunjaku në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se VV-ja nuk po dëshiron ndihmë nga opozita për kalimin e projektligjeve në Kuvend.

“Ne si LDK po mundohemi që ta ndihmojmë këtë qeveri, po ata me arrogancën e numrave nuk po e duan ndihmën për shkak se po I kanë numrat. Në Kuvend kanë ardhur shumë pak projektligje. Për këto 100 ditë nuk I ka sjellë as çerekun e ligjeve për të ciklat ka premtuar se do t’I sjellë. Ne mundemi me fol vetëm për shkarkimet që I ka sjellë në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi ajo.

Ajo ka kritikuar qeverinë edhe për shkarkimin e disa bordeve në ndërmarrjet publike.

Bunjaku tha se bordet qe janë zgjedhur në javët e kaluara kanë qenë legjitime dhe të votuara në Kuvend.

“Nëse një institucion ose një bord është votuar nga Kuvendi I Kosovës, nga legjislaturat paraprake, ata janë zgjedhur nga deputetët dhe kanë qenë të monitoruar nga anglezët. Ata kanë mandate shtatëvjeçar. Janë njerëz me kredibilitet dhe nuk do me thënë që Bordet që kanë qenë të zgjedhura nuk e kanë kryer punën me sukses. Ata janë shkarkuar kolektivisht. Nëse kanë pasur arsye atëherë do të kishin bërë analiza dhe të vendosnin veç e veç. Shkarkimi duhet të bëhet individualisht”, ka thënë Bunjaku në T7.

Deputetja e LDK-së, në “Frontal” përmendi edhe punësimet familjare, që sipas saj i ka bërë qeveria “Kurti”.

“Kemi KSHC-në që është zgjedhur një anëtar i familjes së një zyrtari të LDK-së. Ata deputetë e kanë votuar Këshillin dhe kanë mandat shtatëvjeçar. Nuk e di në cilin nen janë thirrur por i shkarkuan. Të afërmit nuk po qëndrojnë vetëm për dasma por po vendosen edhe në borde. Po çuditna qysh kanë kaq shumë profesionist”, ka thënë ajo. 

Të ngjashme