Burjani: Nëse duan ta çojnë vendin në zgjedhje, le ta bëjnë, Kushtetuesja nuk shqyrton më vendimin për anëtarët e KQZ-së

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Ish-anëtari i KQZ-së Blerim Burjani ka thënë se për shkak të mospajtimeve politike, komisioni  nuk merr përgjegjësi më në çështjen e numrit të anëtarëve të partive.

Burjani në Info Magazine tha se presidenti Hashim Thaçi do ta ketë më të lehtë zgjidhjen e kësaj çështje nëse merr parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, njofton Klan Kosova.

”Në secilin shtet të botës e dimë ku është zanafilla dhe ku bëhen dallimet e Kushtetutës”.

”Nuk merret më Komisioni Qendror Zgjedhor me transformimet që ndodhin në parti politike.  Edhe FER-i pati ankesa atë kohë, e sot tani dalin edhe probleme të reja”.

”Kjo për shkak të rezultateve të mospajtimeve partiake, KQZ nuk merr përgjegjësi. Do të ketë vështirësi funksionimi”.

”Mund të ndodh një bllokim, mund të dalin disa parti politike e të thonë se se duan këtë formulë sepse është e dëmshme”.

PSD nuk pajtohet kurrë me një formulë  në të cilën atë e përjashton. Eshtë  një rrezik që unë e shoh nga disa parti politike në Kuvend”.

”Hipotetikisht mund të mbetet prapë si është sepse Gjykata Kushtetuese e ka dhënë verdiktin e saj sepse nuk e merr më për ta shqyrtuar”.

”Nëse e merr për ta shqyrtuar ajo thyen rregullat e saj kushtetuese. Do të ishte mirë sikur presidenti të bënte një marrëveshje me këto parti politike për ta gjetur një zgjidhje”.

”Këta kanë hyrë me nominime të reja dhe kanë rrezikuar tregun dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”.

Blerim Burjani gjithashtu theksoi se nëse liderët duan ta çojnë vendin në zgjedhje le ta bëjnë, sepse shumë procese po ngelin peng sikurse kësaj here për shkak të taksës, njofton Klan Kosova.

”Problemi kryesor për tu zgjidhur kjo çështje, nëse e kanë ndërmend ta çojnë vendin në zgjedhje le ta çojnë brenda 45 ditëve”.

”Ne kemi probleme dhe kemi pasur dhe KQZ ka funksionuar gjithnjë me probleme serioze”.

”Për shkak të frytit të ngushtë, ligji nuk ofron mundësi reale për të pasur formula të tjera. Si ta bllokosh atë ti e ke bllokuar shtetin”.

”Kjo është çka është bërë sot, nuk e ndërlidhim me ambasadën amerikane, por me procesin politik të Kosovës për shkak të taksës. Sepse shumë procese kanë mbetur peng në Kosovë”.

”Këtu është ideja për ta çuar shtetin në zgjedhje të jashtëzakonshme.Nëse e përcjell formulën fillestare, presidenti do ta ketë të lehtë ta zgjidh këtë problem”.

”Çdo hap i tij nesër do të vlerësohet nëse po i mban anën partisë së tij apo jo”.

Të ngjashme