Caka: Radojçiqi i Listës Serbe ka marrë pjesë në vrasjen e shqiptarëve

Prishtinë | 10 Qer 2022 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

I mbijetuari i masakrës së Dubravës, Afrim Caka, deklaroi se zyrtari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, ishte pjesëmarrës në këtë masakrës, duke kryer krime ndaj shqiptarëve.

Caka rrëfeu në emisionin Desk të KTV-së se më 10 maj, Radojçiq, i ishte bashkuar forcave paramilitare serbe për të vrarë shqiptarë në Dubravë, ndonëse ishte pjesë e një grupi tjetër kriminelesh.

“Në mesin e atyre që kanë kryer krime ka qenë Milan Radojçiq. Me babën e tij kam punuar në ngrohjen e elektromotorit. Kam qenë të ministrja e Drejtësisë dhe kam kërkuar që të arrestohet. Snajperistët bënin gara se kush vriste më tepër shqiptarë”, deklaroi Caka.

I mbijetuari i masakrës potencoi se Shoqata e ish-të burgosurve politikë, e ka fituar shkallën e parë dhe të dytën për krime serbe, por që kjo iniciativë nuk është shtyrë nga institucionet kosovare.

“Ka serbo-malazez që kanë kryer krime pa maska. Më 23 maj kur na mblodhën, trupin e kisha krejt gjak duke bartur të plagosur”.

Të ngjashme