Cakaj uron Konjufcën: Koha për thellim të mëtejmë marrëdhëniesh Kosovë-Shqipëri

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Evropës i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka njoftuar se ka uruar sot homologun e ti kosovar, Glauk Konjufca për marrjen e detyrës.

“Nëpërmjet një bisede telefonike kam uruar Ministrin e ri të Jashtëm të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, për detyrën e tij të re dhe kemi shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për të vazhduar bashkëpunimin në të mirë të dy vendeve, Kosovës e Shqipërisë”, ka shkruar Cakaj në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Në të njejtën kohë, dua të falënderoj nga zemra tashmë ish-Ministrin e Jashtëm të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, për sjelljen shumë bashkëpunuese e korrekte e kontributin e tij të vyer për shqiptarët kudo ndodhen”.

Të ngjashme