Çeku nesër intervistohet në Hagë si i dyshuar

Prishtinë | 27 Sht 2020 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, nesër do të intervistohet në Hagë në cilësinë e të dyshuarit. Intervistimi planifikohet të nisë prej orës 09:30.

Këtë e ka bërë të ditur për KOHËN avokati i tij, Artan Çerkini.

Ndërkohë, vetë Çeku ia kishte konfirmuar më 3 shtator se nga Specialja ishte ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Ftesën e kam marrë dje si i dyshuar. Udhëtoj më 28 shtator”, kishte thënë Çeku asokohe.

Të ngjashme