Çerkezi e Kizolli marrin mbështetje në Gjilan dhe anamoravë

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi dhe Beni Kizolli, po vazhdojnë takimet me qytetarë anë e mbanë vendit.

Të dy kandidatët që garojnë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, zhvilluan një takim me qytetetarët e Gjilanit, ku edhe shpalosen vizionin e tyre me të cilin garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kryetari i LD-së, Sylejman Çerkezi, por edhe nënkryetari Beni Kizolli, falendëruan banorët e Gjilanit, por edhe të anamoravës të cilët po i besojnë platformës dhe peogramit të kësaj partie.

Ata thanë se Gjilani, por edhe mbarë Kosova tashmë janë mobilizuar për ndryshimin e madh që pritet të ndodh më 6 tetor.

“Takim mobilizues me banorët e Gjilanit. Suksesi ynë është puna ekipore dhe objektivi ynë është t’i shërbejmë vendit. #ErdhiDita #Syla31 #Beni32 #QeveriaKurti”, thuhet në njoftimin e LD-së.

Të ngjashme