Çfarë aktgjykimi pret Jakup Krasniqi nga Gjykata Kushtetuese

Prishtinë | 21 Maj 2020 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Kushtetuese pritet që për pak ditë të interpretojë vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për dekretimin e mandatarit. Derisa një vendim i tillë nuk është bërë publik, ky institucion ka kërkuar nga liderët e shtetit që ta ndalin presionin. Për këtë temë ka folur në një intervistë për Gazetën Express, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi që ka qenë pjesë e Komisionit për hartimin e Kushtetutës.

Krasniqi thotë ajo se çka po ndodh në Kosovë nuk është normale, pasi që shton se që një kohë po bëhet luftë për uzurpim të pushtetit.

Ish-kryeparlamentari thotë se Gjykata Kushtetuese është organi i vetëm që ka të drejtë të interpretojë Kushtetutën, derisa thotë se e ka për obligim që ta lehtësoj një zgjidhje politike.

Krasniqi ka folur edhe për draft dokumentet e hartimit të Kushtetutës, që janë dërguar nga Kuvendi në Gjykatë ditë më parë, teksa thotë se zgjidhja do të duhet të i referohej praktikave juridike.

Sipas Krasniqit, dokumentet përgatitore nuk janë më valide se Kushtetuta, që e jep zgjidhjen, duke thënë se politika e ka ndërlikuar një zgjidhje politike për interesa të ngushta.

Të ngjashme