“Çka po lyp Kurti në detin grek qe 1 javë”?

Prishtinë | 12 Kor 2022 | 22:14 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Valon Syla ka ironizuar me kryeministrin Kurti i cili tash e disa ditë po qëndron në rivierën greke, sikur është thënë nga Zyra e tij, për të marrë pjesë në një simpozium.

Syla teksa ka cituar Kurtin i cili foli për rrezikun e nja invazioni të mundshëm të Serbisë në Kosovë, vuri në theks faktin që kryeminitri është në Greqi që një javë.

“Pasi qenka kaq rrezik, çka po lyp Kurti në deti grek qe 1 javë pra?”, shkroi Syla.

Postimi i plotë i Sylës:

Albin Kurti në Greqi po flet për një invazion të mundshëm në Kosovë nga Serbia, si pasojë e ndikimit rus dhe luftës në Ukrainë.

Tash, rrjedh pyetja. Pasi qenka kaq rrezik, çka po lyp Kurti në deti grek qe 1 javë pra?

Palaqo dhe Cirkus, apo shenja që s’është mirë në krye

Të ngjashme