Daçiq: Është mirë që Thaçi e di se Serbia nuk do ta njohë Kosovën

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 15:31 | Nga

Serbia nuk mund ta pranojë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, dhe është mirë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e di atë, dhe i cili thotë se nuk ka zgjidhje pa Serbi, tha sot ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

“Serbia nuk do ta njohë Kosovën, dhe pastaj të vazhdojë bisedimet. Kjo sigurisht nuk do të ndodhë”, tha Daçiq në përgjigje të pyetjes nëse Serbia, siç tha Thaçi, së pari do ta njohë Kosovën dhe pastaj do të diskutojë për kufijtë, transmeton Klan Kosova.

Kryetari i Kosovës, gjatë një konference për media i ka quajtur “deklarata elektorale” komentet e kryediplomatit serb sipas të cilit njohja e Kosovës nga Serbia është e pamundur.

“Nuk dëshiroj të komentoj deklaratat elektorale në Serbi, por në Kosovë duhet të fokusohemi në arritjen e marrëveshjes”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se Serbia nuk mund të bëjë as edhe një hap drejt integrimit evropian, pa marrëveshjen paqësore me Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme