Damati thotë se po bëhet spektakël me arrestimet dhe bastisjet në rastin “Subvencionet”

Prishtinë | 04 Mar 2022 | 09:25 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Spektakël medial i ka quajtur arrestimet dhe bastisjet në rastin e njohur si “Subvencionet” në Ministrinë e Bujqësisë, avokati Musa Damati.

Ai në një prononcim për Ekonomia Online, se në bazë të ligjeve në fuqi ekziston prezumimi pafajësisë, prandaj edhe duhet që të kihet kujdes gjatë zhvillimit të procedurave.

Sipas tij, në raste të tilla ku personat dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit duhet të ketë prova e argumente juridike të mbështetura në legjislacion.

“Konsideroj se praksa penale në Republikën e Kosovës duhet të ndryshoj. Rastet të cilat fillojnë me spektakël medial duhet të përmbajnë edhe në mënyrë substanciale prova, argumente juridike të mbështetura në legjislacionin në fuqi, në mënyrë që ato të procedohen më tutje në gjykatën kompetente”.

“Në bazë të ligjit penal në fuqi, ekziston prezurmini i pafajësisë. Do të thotë çdo person i cili dyshohet apo akuzohet prezumohet i pafajshëm përderisa nuk konfirmohet e kundërta me verdik të plotfuqishëm të gjykatës kompetente. Ky parim vlen edhe për klientin time dhe ne do ta përfaqësojmë në raport me pafajësinë e saj deri në përfundim të kësaj procedure penale”.

Damti që është avokati i njërit prej të akuzuarve në këtë rast ka bërë të ditur se Gjykata Themelore në Prishtinë ka marr vendim për disa nga të pandehurit në rastin e subvencioneve të lirohen nga masa e paraburgimit, raporton EO.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka marr aktvendim në bazë të së cilës shumica nga të pandehurit të cilët kanë qenë nën masën e paraburgimit janë liruar në masën e arrestit shtëpiak”.

“Pra kemi të bëjmë me zëvendësim të masës ndërsa në raport me klienten time ajo është liruar edhe nga masa e arrestit shtëpiak për në procedurë të rregullt. Është ky një rast voluminoz i cili ka filluar si rasti i subvencioneve me një kampanjë dhe me një spektakël të gjerë mediatik dhe jemi në stadin e procedurës penale kur pritet të vazhdohet me shqyrtimin gjyqësorë më tutje”.

Të ngjashme