Daut Haradinaj për Përparim Ramën: Ka harruar që jemi bë shtet

Prishtinë | 19 Gus 2021 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Në medie sot u raportua se KQZ nuk pranoi aplikimin e Përparim Ramës të LDK-së. Thuhet se arsyeja për këtë është se Rama ka aplikuar me letërnjoftim të UNMIK-ut.

Lidhur me këtë, kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradniaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë gabimet mund të ndodhin dhe ka ende kohë për tu përmirësuar.

“Nuk jam i informuar zyrtarisht por ne kemi aplikuar te gjithë dhe në kemi një afat kohor brenda ligjit që verifikohet nga KQZ-ja, por përmirësohen gabimet. Edhe zotëri Rama ka një afat kohor që duhet për të riformuluar edhe një herë aplikacionin”, ka thënë Haradinaj, raporton infokusi.

Ndër të tjera Haradinaj ka thënë se Rama ka harruar që Kosova është bërë shtet.

“Përparim Rama ka harru që jemi bo shtet”, ka thënë Daut Haradinaj.



Të ngjashme