Daut Haradinaj për votën e Albena Reshitajt: Tentova ta bindja, ajo kishte vendosur

Prishtinë | 21 Pri 2021 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës dhe një nga figurat kyçe të kësaj partie, Daut Haradinaj, ka folur rreth zgjedhjes së presidentes.

Mes shumë çështjeve të shpalosura, ai ka treguar sesi kishte tentuar që ta bindte për të ndryshuar qëndrim, por ajo kishte vendosur ashtu dhe se Haradinaj e kishte respektuar.

“Unë e kam kuptuar nga mediat. Disa kolegë të juaj më kishin telefonuar. Ende pa u kryer votimi, unë kam provuar të flas me të, pasi jemi kolegë, miq, por ajo veçse kishte vendosur. Madje e kishte thënë këtë edhe gjatë takimit të grupit parlamentar”, tha Haradinaj.

Të ngjashme