Deliu-Kodra reagon për heqjen e fotografisë së Presidentit Thaçi

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas veprimeve të fundit të Kryeparlamentare Vjosa Osmani, e cila hoqi fotogafinë e Presidentit Hashim Thaçi duke e vendosur atë të Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Deliu-Kodra vlerëson se Kryeparlamentarja Osmani, qysh në ditën e saj të parë të punës bëri shkelje ligjore, njofton Klan Kosova.

“Logoja simbolike e presidentit Ibrahim Rugova me flamurin dardan, për të cilën nuk ekziston asnjë vendim, asnjë procesverbal dhe asnjë bazë ligjore që e mbështetë mbajtjen e saj, për hir të respektit dhe madhështisë së Hashim Thaçit, ende figuron në zyrën e tij.

Fotografia zyrtare e presidentit, të cilën obligohen ta vendosin të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës në mjediset e tyre bazuar në Ligjin për Protokollin e Shtetit, sot u hoq nga kryeparlamentarja e re, Vjosa Osmani, e cila qysh në ditën e parë të punës bëri shkelje ligjore. Mandati i saj është udhëheqja e organit që nxjerr dhe miraton të gjitha ligjet, por siç edhe dëshmoi, vetë ajo është selektive në zbatimin e legjislacionit të Kosovës. Ky është një standard i ri për institucionet e Kosovës dhe një lojë tërësisht fëmijërore që nxjerr në pah më së shumti papjekurinë politike dhe teket personale të Vjosa Osmanit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme