Deliu-Kodra: Veprimet e Qeverisë ndaj grevistëve janë skandaloze

Prishtinë | 25 Gus 2022 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka thënë se veprimet e Qeverisë ndaj grevistëve janë skandaloze.

Ajo ka shtuar se kur Lëvizja Vetëvendosje ishte në pushtet i ka mbështetur iniciativat e sindikatave për greva.

“Vetëm ish sistemet kanë penguar kërkesat e punëtorëve për mirëqenie më të lartë, pagë opimale e siguri në punë”, ka shkruar Deliu në Facebook

“Greva është e drejtë e garantuar me ligj”, mbaron postimi i saj.

Përndryshe, Ministria e Financave e ka kërkuar listën e grevistëve për t’iu ndalur pagën.

Të ngjashme