Demarkacioni sot në Kryesi

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 08:19 | Nga

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të takohet sot, ku ndër pikat e rendit të ditës është edhe Marrëveshja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Pos demarkacionit, pikë tjetër e kësaj mbledhjeje është edhe interpelanca e kryeministrit, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e rrogave të anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Në Kryesi do do të bëhet edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Huajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme