Deputetët debatojnë me shoqërinë civile, vlerësohet roli i saj në shtet-ndërtim

Prishtinë | 15 Sht 2022 | 14:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi ka mbajtur tryezë diskutimi me organizata të shoqërisë civile me temë – Të ruhen dhe promovohen parimet e demokracisë, raporton Ekonomia Online.

Fridon Lala, deputet i VV-së, anëtar i Forumit për Transparencë, tha se ka progres sa i përket transparencës së Kuvendit.

“Parlamenti i Kosovës i bashkohet parlamenteve botërore që e festojmë Ditën Ndërkombëtar e të demokracisë”.

“Parlamenti i Kosovës është përmirësuar në aspektin e hapjes. Parlamenti është ndër institucionet që kultivon demokraci”.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tha se Kosova ka shoqëri civile që e ka ndihmuar shtet-ndërtimin e saj.

“Sot kemi filluar sesionit vjeshtor të kuvendit ku çdo vit Kosova angazhohet ta bëjë vendin demokratik. Kuvendi ka vazhduar të jetë derë e hapur për medie”.

“Me synimet tona që Kosovën ta bëjmë shtet demokratik mundohemi të shënojmë aktivitete. Kosova ka shoqëri civile që e ka ndihmuar shtet ndërtimin e saj”.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, tha se çdo vit po rritet besimi i qytetarëve në Kuvendin dhe se synim kanë që këtë institucion ta bëjnë sa më transparent, raporton EO.

“Mendoj se do të kemi qëllimet për të rritur transparencë. Hapja dhe transparenca është shtyllë e ndërtimit të demokracisë. Për Parlamentin është e rëndësishme sasia dhe cilësia në opinion. Frymën e këtij vizioni Kuvendi ndër vite ka nxjerr një mori dokumentesh”.

“Krijimi i një kulture të tillë po arrihet nga besimi qytetar ndaj Kuvendit. Jemi të interesuar që Kuvendin ta bëjmë sa më transparent. Kuvendi ka themeluar forumin. Pas një vendimmarrje me mediat tri vite më parë Kuvendi ka miratuar Rregulloren e Kuvendit”.

Të ngjashme