Deputetët e LDK-së mblidhen në një lokal afër selisë, para mbledhjes së kryesisë

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 16:17 | Nga Hasan Hoti

Pak minuta para fillimit të mbledhjes së kryesisë, deputetët e LDK-së kanë filluar të mblidhen në njërin prej lokaleve afër selisë se partisë së tyre, raporton Ekonomia Online.

Sot në këtë mbledhje do të vendoset për emrat e ministrave në Qeverinë Hoti.

Nesër në orën 11:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë se re, për të cilën ditë më parë Shefi i Grupit Parlamentar Arben Gashi ka deklaruar se LDK-ja i ka numrat për formimin e qeverisë së re.

Të ngjashme