Deputetët e opozitës kërkojnë shkarkimin e Bordit të ZRrE-së, janë të politizuar dhe jotransparentë

Prishtinë | 21 Qer 2022 | 11:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar Mocionin e 10 deputetëve të Grupit Parlamentar të LDK-së për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), raporton Ekonomia Online.

Depututja nga rradhët e LDK-së, Valentina Bunjaku ka thënë se duhet të shkarkohet sa më shpejt bordi i ZRrE-së. Ajo zha se nga ky bord janë dëmtuar qytetarët sepse nuk ka qenë transparent.

“Qytetarët janë dëmtuar dhe ai bord nuk është transparent dhe unë propozoj të shkarkohet ky bord dhe të krijohet një bord i ri më profesional. Që 20 vjet që jeni, retorikën e njëjtë, ju tash keni me ardhë dhe duhet me gjet zgjidhje, sepse ne jemi dënua dhe kemi dalë në opozitë. Ne, pse kemi gabu dhe s’kemi pasë mundësi me i futë në list serbët në veri jemi dënu prej qytetarëve dhe jemi në opozitë. Ju keni premtuar që nuk keni me u’a pagu rrymën serbëve në veri në fushata elektorale.”

Ndërsa, Pal Lekaj ka thënë se duhet të shkarkohet ky bord sepse është një bord i politizuar. Ai ka përmendur qështjen e veriut të Mitrovicës ku ja ka kujtuar pozitës të cilët sipas tij për 6 muaj do të gjenin zgjidhje dhe këta të fundit as pas një viti nuk kanë gjetur zgjidhje.

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari është shprehur se është arritur një marrëveshje për çështjen e veriut të vendit dhe në këtë kohë nuk duhet të shkarkohet bordi i ZRrE-së pasi qe krijohet sabotazh.

“Rregullatori i ka përcaktuar tarifat, Qeveria e ka përcaktuar subvencionin. Është e vërtet që subvencioni nuk është ndarë dhe ka shkaktuar një deficit”, tha ajo, raporton EO.

No description available.
Lexo më shumë:

Të ngjashme