Deputetët e PDK-së regjistrohen në Kuvendin e Kosovës: Do t’i shërbejmë vendit

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, përfshirë edhe kryetarin Kadri Veseli janë regjistruar si deputetë për legjislaturën e shtatë, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë falënderuar qytetarët e vendit për besimin e dhënë teksa kanë thënë se do të punojnë për të mirën e vendit.

“Sot bashkë me Kryetarin e Partisë Demokratike z.Kadri Veseli dhe Grupin Parlamentar, në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës përfunduam ceremonitë e regjistrimit dhe zyrtarizimit si deputet për legjislaturën e shtatë. Jam mirënjohës të gjithë atyre që kontribuuan që ne sot të kemi mundësi të punojmë dhe shërbejmë për të mirën e vendit!”, ka shkruar në FCB deputeti Ferat Shala.

Të ngjashme