Deputeti i PDK-së e pyet Kurtin për rastin “Kumanova”

Prishtinë | 13 Dhj 2021 | 13:14 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka pyetur kryeministrin Albin Kurti, se çfarë qëndrimi po mban në lidhje me rastin e Kumanovës.

Ai kërkoi të di nëse krijojnë mundësinë që të burgosurit atje të kthehen në Kosovë dhe ta vuajnë dënimin, raporton Ekonomia Online.

“Jo për shkak të retorikës suaj në fushatë elektorale për të vendosur drejtësi për çështjen e tyre por pyetja ime ka të bëjë se çfarë qëndrimi mbani rreth rastit të Kumanovës, a jeni angazhuar ju, a janë angazhuar ministrja e Drejtësisë apo presidentja e Kosovës në bisedime në raportet me homologët tuaj atje që për të krijuar mundësinë që të burgosurit kosovarë në Maqedoninë e Veriut të kthehen dhe ta mbajnë burgun këtu në Kosovë”, ka pyetur Berisha.

E kryeministri Albin Kurti, tha se çështja e rikthimit nuk mund të bëhet pasi procesi nuk e ka marrë formën e prerë, teksa shtoi se procesi është në Gjykatën Supreme.

“Fillimisht më lejoni të ju them se transferi i tyre bëhet individualisht dhe jo në grup. Poashtu procedura e transferimit fillon me kërkesën e personit që është në vuajtje të dënimit. Deri më tani nuk jemi njoftuar zyrtarisht për këtë iniciativë. Rasti i Kumanovës është në Gjykatën Supreme, pra ende nuk ka përfunduar. Ministri dhe zëvendsëiministri i Drejtësisë kanë qenë në Kosovë para katër muajve, e poashtu edhe në të ardhmen e afërt do të ketë në kahjen e kundërt. Në takime që kemi pasur e kemi ngritur këtë çështje, por duhet kuptuar se për çështje të transferimit nuk mund të ndodh pasi rasti është në Gjykatën Supreme”.

Të ngjashme