Deputeti i VV-së: Janë të mirëseardhur secili deputet në radhët tona

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 21:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pasi u zgjedh Vjosa Osmani presidente e vendit, tha se deputeti i VV-së, Sali Zyba ishte sekser pasi sipas tij, ai transportoi vota.

Gjithashtu, edhe kalimi i Adelina Granicës nga PDK-ja në Vetëvendosje në ditën kur u votua Vjosa Osmani ka hapur shumë diskutime.

E lidhur me këtë çështje, deputeti i VV-së, Artan Abrashi ka thënë se secili deputet është i mirë se ardhur tek Vetëvendosja.

“Janë të mirëseardhur secili deputet në radhët tona, bile bile i bëj thirrje edhe atyre zërave të ndryshur qe janë brenda këtyre grupeve parlamentare që të reflektojnë, mos të frikësohen. Po ashtu, unë e di që janë në një presion të jashtëzakonshëm, nga vet subjektet e tyre”, tha ai në RTV Dukagjini.

Të ngjashme