Deputetja e AAK-së: I kemi votat, Qeveria s’do varet nga askush

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 11:27 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pak para fillimit të seancës ku pritet të votohet Qeveria e re, deputetja e AAK-së Time Kadriaj, ka thënë se vonesa për fillimin e seancës nuk është që ka ndonjë problem me grumbullimin e numrave për votimin e Qeverisë Hoti por deri sa të mblidhen të gjithë deputetët, raporton Ekonomia Online.

Ajo deklaroi se AAK do ta votojë Qeverinë Hoti përfshirë edhe deputeten Donika Kadaj-Bujupi për të cilën është përfol se nuk do ta votoj këtë Qeveri.

“Nuk e besoj se do të varet nga dikush, të gjithë janë deklaruar se do ta votojnë dhe do ta shihni rezultatin. Jo absolut që i kemi votat dhe nuk e besoj se ka ndonjë problem për votimin e qeverisë Hoti”, ka deklaruar Kadriaj raporton EO.

Gjithashtu, Kadrijaj foli edhe për Listën Serbe si pjesë të Qeverisë për të cilën tha se secila qeveria ka pas në koalicion Listën Serbe.

Të ngjashme