Deputetja e AAK-së: Nëse kalon Trusti, edhe deputetët e VV-së do t’i tërheqin paratë

Prishtinë | 26 Maj 2022 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka thënë se po të miratohet tërheqja e 30 përqindëshit të Trustit edhe vetë deputetët e Vetëvendosjes do t’i tërhiqnin paratë e tyre.

Në këtë drejtim, ajo thotë se ata nuk mund të votojnë individualisht meqë mazhoranca “nuk do që të dalë përtej parimit të partisë edhe pse kanë nevojë qytetarët”.

“Jam e sigurt që shumica e deputetëve të Vetëvendosjes do t’i tërheqin mjetet nga Trusti në rast se miratohet. Herën e parë i kanë tërhequr, jam e sigurt që do të ndodhë njëjtë”.

Byqyti në Frontal të T7 tregoi edhe pse vendosën që disa deputetë të AAK-së t’i bashkohen protestat që u mbajtën sot me kërkesë që të lejohet tërheqja e 30 përqindëshit .

“Ne kemi qenë një grup i deputetëve që kemi qenë unikë në çështjen për Trustin. Jemi deklaruar publikisht që do të votojmë Trustin dhe kemi pa të arsyeshme që të dalim edhe në këtë protestë”.

Deputetja e AAK-së tha se do të mundohen që të kalojnë Projektligjin për Trustin edhe pse thotë se ka pak gjasa.

“Siç parashihet javën e ardhshme , do ta shohim dhe do ta diskutojmë dhe në momentin që ka shumicë të thjeshtë do të kalojë Trusti. Nëse janë 60 deputetë të pranishëm me 32 vetëm kalon”.

Të ngjashme