Deputetja e PDK-së: Thellohet afera e keqpërdorimeve në MPJ, është përfshirë edhe zv.ministrja Liza Gashi

Prishtinë | 08 Qer 2022 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, ka thënë se edhe zëvendësministrja në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Liza Gashi, ka gisht në skandalin i cili u raportua pak ditë më parë për keqpërdorimin e 1 milion e 40 mijë eurove në këtë ministri.

Shoshi nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shtuar se Gashi, është pjesë e këtij skandali i cili ditë më parë u raportua nga Partia Demokratike e Kosovës, pasi që, sipas Shoshit, në memorandumin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal është përfshirë edhe organizata “Germin”, shkruan lajmi.net.

“Thellohet afera e keqpërdorimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në përfitimin e 1 milion e 40 mijë eurove që iu dhanë kundërligjshëm një organizate joqeveritare me miratimin e ministrave Fikrim Damka e Donika Gërvalla-Schwarz, po del se ka gisht edhe zv. ministrja Liza Gashi, pasiqë në memorandimin e bashkëpunimit është përfshirë edhe organizata “GERMIN”, ka thënë Shoshi.

Tutje, ajo ka thënë se Gashi, ka qenë drejtuese e organizatës “Germin” deri në ditën kur është emëruar zëvendësministre.

“Liza përveq që ka qenë drejtuese e organizatës “GERMIN”, deri në ditën kur u emërua zëvendësministre, është zotuar se do ta mbështes këtë organizatë bashkë me “shërbyesit” e saj nga Ministria e Diasporës. E këta ‘shërbyes’ të zellshëm vazhdojnë të shpërblehen me pozita drejtuese në Ministrinë e Punëve të Jashtme, krejt në KUNDËRSHTIM me ligjet në fuqi. Projekti ka filluar të zbatohet e si pasojë e keqpërdorimit nuk do të amnistohet nga organet e drejtësisë as Liza as ‘shërbyesit’ e saj! Liza, ministria nuk është botë e çuditave”, ka përfunduar Shoshi.
Postimi i plotë:

Thellohet afera e keqpërdorimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në përfitimin e 1 milion e 40 mijë eurove që iu dhanë kundërligjshëm një organizate joqeveritare me miratimin e ministrave Fikrim Damka e Donika Gërvalla-Schwarz, po del se ka gisht edhe zv. ministrja Liza Gashi, pasiqë në memorandimin e bashkëpunimit është përfshirë edhe organizata “GERMIN.”

Liza përveq që ka qenë drejtuese e organizatës “GERMIN”, deri në ditën kur u emërua zëvendësministre, është zotuar se do ta mbështes këtë organizatë bashkë me “shërbyesit” e saj nga Ministria e Diasporës. E këta ‘shërbyes’ të zellshëm vazhdojnë të shpërblehen me pozita drejtuese në Ministrinë e Punëve të Jashtme, krejt në KUNDËRSHTIM me ligjet në fuqi.

Projekti ka filluar të zbatohet e si pasojë e keqpërdorimit nuk do të amnistohet nga organet e drejtësisë as Liza as ‘shërbyesit’ e saj!

Liza, ministria nuk është botë e çuditave.

Të ngjashme