DKA në Drenas, sqarim për subjektet politike që garojnë në zgjedhjet komunale

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 16:48 | Nga

Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas, ka njoftuar qytetarët, veçanërisht subjektet politike të cilat garojnë në zgjedhjet komunale të 22 tetorit se zbaton të gjitha ligjet, rregulloret dhe memorandumin e KQZ-së dhe MASHT-it për shfrytëzimin e objekteve shkollore për mbajtjen e aktiviteteve politike.

Në një njoftim për media, thuhet se “lajmërimet për mbajtjen e aktiviteteve politike në shkolla, sipas marrëveshjes mes KQZ dhe MASHT-it, njoftimet nga subjektet politike adresohen tek Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ), pastaj kjo e fundit është e obliguar të njoftojë Policinë dhe Drejtorin Komunale të Arsimit”, shkruan EkonomiaOnline.

“Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas, për mbajtjen e aktivitetit politik me datën 26.09.2017 në shkollën fillore të mesme të ulët “Halil Bajraktari” në Drenasin II nuk ka qenë e njoftuar nga ana e KKZ, prandaj edhe ky aktivitet politik nuk ka mundur të shfrytëzoj objektin shkollor.

Drejtoria Komunale e Arsimit, tek sot (27.09.2017) ka pranuar njoftimet zyrtare nga KKZ-ja për mbajtjen e aktiviteteve politike nga disa subjekte politike në shkolla. DKA-ja do të ju mundësoj hapësirat e objekteve shkollore për t’u mbajtur çdo aktivitet politik i paralajmëruar me kohë”, përfundon njoftimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme