DnV: VV-ja 48.95%, PDK 16.93%, LDK 13.34 % dhe AAK me 7.45%

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 23:59 | Nga Ekonomia Online

Demokracia në Veprim (DnV) ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjet të parakohshme parlamentare të mbajtura sot në Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas DnV, partia fituese e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje me 48.95 %, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 16.93%, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.34 LDK , Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.45%, Lista Serbe dhe subjektet e tjera joshumicë 4.64%, Nisma 2.5%.

Në këtë rezultat nuk janë të përfshira votat me kusht dhe ato të diasporës.

Rezultatet preliminare sipas DnV-së:

**Në rezultatet preliminare nuk janë të përfshira votat nga jashtë dhe votat me kusht

**Pragu zgjedhor prej 5% aplikohet për subjektet politike që nuk garojnë për vendet e rezervuara

**Margjina e gabimit për rezultatet e secilit subjekt politik është si në vijim:
LVV: 48.95 % (margjina e gabimit: +/- 1.71%)

PDK: 16.93% (margjina e gabimit: +/-1.15%)

LDK: 13.34 % (margjina e gabimit, +/- 0.7%)

AAK: 7.45% (margjina e gabimit +/-0.88%)

Lista Serbe: 4.64% (margjina e gabimit +/- 1.65%)

NISMA: 2.5% (margjina e gabimit+/-0.43%)

Të tjerat: 6.19%

Të ngjashme