“Donika Gërvalla po punon për anëtarësim në NATO, por rezultatet s’mund të shihen menjëherë”

Prishtinë | 17 Mar 2022 | 22:10 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se nga shtetet që nuk e njohin Kosovën, Qeveria po shpreson në mospengim të tyre për anëtarësim në NATO pavarësisht mosnjohjes, shkruan Gazeta Periskopi.

“Po punohet që të pregatisim terrenin që vendet mosnjohëse mos ta pengojnë Kosovën për partneritet për paqe dhe në Kartën e Atlantikut”, ka thënë Dugolli.

Duke folur për punën që po bëhet në këtë drejtim, Dugolli ka thënë se Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është duke punuar, por rezultatet s’mund të shihen menjëherë.

“Ajo nuk mund të del në Facebook dhe të tregojë se me cilin kryeministër dhe cilin president po flet”, u shpreh Dugolli.

Ai këto komente i ka bërë në DebatPlus ku po diskutohet për mundësitë që Kosova të anëtarësohet në NATO si dhe për letrën që ia ka dërguar presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Të ngjashme