Dreçun: Kosova s’është shtet, shkojmë atje pa pasaporta

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Dreçun, ka thënë se qytetarët serbë në Kosovë mund të shkojnë vetëm me letërnjoftime.

Ai ka thënë se nuk u duhen fare pasaportat për të hyrë në territorin e Kosovës, shkruan Tanjug.

“Për ne nuk është shtet që duhet të shkohet me pasaportë, mjafton letërnjoftimi. Prishtina me këtë vetëm dëshiron që të shkaktojë incident”, ka thënë Dreçun.

Deklarata e tij vjen pas raportimeve nëpër media se Drejtoria Kufitare e Policisë së Kosovës ka marrë vendim për të mos i njohur pasaportat serbe kur qytetarët e Serbisë hyn në Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme