Duda Balje: Peticioni për bashkimin e Mitrovicës nuk na është dërguar nga Agim Bahtiri

Prishtinë | 04 Mar 2019 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e komisionit për Peticione, Duda Balje, ka bërë të ditur se peticioni i Kryetarit Agim Bahtiri për bashkimin e Mitrovicës nuk është duke u shqyrtuar.

Kjo për shkak se sipas deputetes Balje, peticioni në fjalë nuk është dërguar nga Kryetari Bahtiri fare në komision por është dërguar direkt te kryesia e Kuvendit, transmeton Klan Kosova.

“Peticioni për Bashkimin e Mitrovicës, ne si Komision për Drejtat e Njeriut nuk e kemi marrë, kryetari i Mitrovicës e ka dërguar direkt te kryesia e Kuvendit. Kjo është arsyeja që ne në komision nuk kemi pasur çka të shqyrtojmë”.

“Nëse vjen ne Komisionin tonë, unë si kryetare dhe gjithë anëtarët do ta shqyrtojmë në mënyrë të përgjegjshme, sepse është e drejtë e qytetarëve me vullnet të tyre ne do te mbështesim iniciativën e tyre për Bashkimin e Mitrovicës”.

“Luten mediet që të pasqyrojnë realisht punën e komisionit. I falënderoj për përcjelljen e vazhdueshme te punës se komisionit”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të deputetes Balje në Facebook.

Të nderuar

Peticioni për Bashkimin e Mitrovicës, ne si Komision për Drejtat e Njeriut nuk e kemi marrë, kryetari i Mitrovicës e ka dërguar direkt te kryesia e Kuvendit.
Kjo është arsya që Ne në komsionin nuk kemi pasur çka me shqyrtu.
Nese vjen ne Komisionin tonë unë si kryetare dhe gjithë anëtarët do ta shyqrtojmë në menyrë të përgjegjshme, sepse është e drejtë e qytetarëve me vullnet te tyre ne do te mbështesim iniciativën e tyre për Bashkimin e Mitrovicës.

P.s
Luten mediet që të pasqyrojnë realisht punën e komisionit. I falenderoj per përcjelljen e vazhdueshme te punes se komisionit.

Të ngjashme