Dugolli i VV-së: Me rritjen e pagës minimale do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë

Prishtinë | 13 Maj 2022 | 13:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se më  rritjen e pagës minimale do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë. Këtë deklaratë Dugolli e bëri sot në seancën e kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për  rritjen e pagës minimale në vend.

“Kur po i dëgjoi opozitën jam i habitur a jemi duke folur për ligjin e pagave apo për kategorinë e veteranëve. Është turp që deputetët sot abuzojnë me kontributin dhe emrin e tyre. Ky ka qenë synim i Qeverisë Kurti që nga ditët e para të Qeverisjes. Që 11 vite paga minimale mbeti e pandryshuar. Qeveria Kurti syno që me këtë rritje të pagës minimale të fitojnë rreth 100 mijë punëtorë”, ka thënë Dugolli, raporton Ekonomia Online.

Tutje ai ka shtuar se numri i veteranëve të tanishëm s’është i saktë.

“Qeveria Kurt ka një bisedë të vazhdueshme me organizatat e veteranëve të luftës së UÇK-së dhe bashkëpunimi. Ne gjithë e dim që numri real i veteraneve nuk është ky që po na servohet dhe na kanë sjell deri ktu”, tha ai.

Të ngjashme