E rrallë, Enver Robelli kritikon VV-në: Duket shumë e etur

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Gazetari nga diaspora, Enver Robelli, i cili njihet si përkrahës i madh i Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ka kritikuar liderin e partisë Albin Kurtin, shkruan Gazeta Metro.

Robelli ka reaguar pas emërimeve të reja nga Qeveria Kurti në bordet e Ndërmarrjeve Publike, ku kryeministri në detyrë ka emëruar anëtarë dhe kandidatë për deputetë të VV-së.

Ai ka shkruar se VV-ja duke se është shumë “e etur” andaj ka kapur Bordin e Ujësjellësit.

“Me gjase shume e etur VV. Andaj e ka kapur se pari Bordin e Ujesjellesit. Per ta shuar etjen. Erdhi dita. Veç nuk po dihet: kapje a çkapje?”, ka shkruar Robelli.

Të ngjashme