Edhe Hoti i gëzohet suksesit të ekipit kosovar që shkroi historinë në CS:GO

Prishtinë | 24 Pri 2022 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi ekipi kosovar, Bad News Eagles arriti të kualifikohej në turneun më të madh në botë në CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.

BNE e arriti kualifikimin në ndeshjen e fundit, duke shkruar historinë për Kosovën.

Hoti publikoi një fotografi të ekipit “BNE” në rrjetin social “Facebook”, teksa shkroi: “Ju lumtë Bad New Eagles!”

BNE kishin dy fitore dhe dy humbje në këto kualifikime, kurse ndeshja e sotme kundër “Sinners” ishte përcaktuese.

Në këto ndeshje kualifikuese, Bad News Eagles u përballën me disa nga ekipet më të mira në botë. 

Të ngjashme