Ekrem Mustafa përballet me homologen serbe në Forumin e Salzburgut

Prishtinë | 08 Nën 2019 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka marrë pjesë në Forumin e Salzburgut, i cili po zhvillohet në Vjenë të Austrisë.

Në ministerial përfaqësohen vendet anëtare të Forumit të Salzburgut dhe vendet mike, mes tyre Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, njofton Klan Kosova.

Në këtë Forum u diskutuan çështja e migrimit të paligjshëm, kontrolli kufitar, lufta kundër kontrabandimit me emigrantë dhe çështjet tjera të sigurisë.

Mustafa theksoi nevojën e bashkëpunimit në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor, vendeve të origjinës së emigrantëve, si dhe në nivel të Bashkimit Evropian.

Ai njoftoi shtetet pjesëmarrëse me veprimet që janë ndërmarrë në menaxhimin e fluksit të emigrantëve, si dhe veprimet e policisë në luftimin e kontrabandimit me emigrantë.

“Gjatë konferencës ministri Mustafa u përball disa herë me përfaqësuesen serbe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila duke përdorë mentalitetin e regjimit të Millosheviqit, u mundua të paraqesë fëmijët kosovarë të kthyer së fundmi nga Siria si terroristë dhe të rrezikshëm për rajonin e Evropën”.

Të ngjashme