Eksperti amerikan i ashpër me Kurtin: Ai nuk merr mbështetje nga SHBA e as nga BE

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Profesori amerikan dhe eksperti i njohur i çështjeve politike, Alon Ben-Meir, ka thënë se Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti është dashur ta dijë se nuk do të marrë mbështetje nga SHBA dhe BE, derisa nuk heq taksat. Teksa tutje, e konsideron liderin e VV’së si person të gatshëm për konflikte, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ben-Meir ka theksuar se vendit i duhet një Qeveria e qëndrueshme dhe që të merret mirë me këtë krizë, e jo dikush si Albin Kurti.

“Kurti duhet të kishte ditur që ai nuk do të merrte mbështetje as nga BE dhe as nga SHBA për sa kohë që tarifa e vendosur nga Kosovës për mallrat serbe mbetet në fuqi. Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme dhe plotësisht funksionale për t’u marrë me këtë krizë, dhe jo dikush si Kurti i cili është i gatshëm të krijojë konflikte pa ndalesë me partnerë ndërkombëtarë dhe partnerët e koalicioni”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Qeveria në krye me Albin Kurti u rrëzua me mocion mosbesimi të nisur nga LDK, me 82 vota për, shkruan Gazeta Metro.

Pas kësja, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka konfirmuar se do të nis konsultimet me subjektet politike për të marrë emrin e mandarit, ku të parin për takim e ka ftuar pikërisht Kurtin, të mërkuren në orën 10:00.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se nuk pranojnë asnjë qeveri teknike, por kanë bërë thirrje që vendi të shkojë në zgjedhje, sapo të përfundojë situata e krijuar me pandeminë Covid-19.

Sa i përket partive të tjera, nga LDK janë shprehur të gatshëm për të nisur bisedimet me Presidentin, në mënyrë që Qeveria e re të formohet sa më parë.

Kurse nga SHBA, Ambasadori Richard Grenell ka thënë se amerikanët do të bashkëpunojnë me secilën Qeveri e cila është në gjendje të heq taksën 100 përqind, pa kushte dhe pa reciprocitet.

Kurti should have known that he would not receive any support from either the EU or the US as long as Kosovo’s tariff on…

Gepostet von Alon Ben-Meir am Montag, 30. März 2020

Të ngjashme