Eksperti amerikan: Rusia e përkrah një Kosovë të cunguar

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

David Phillips, ekspert amerikan i politikës së jashtme, ka deklaruar se Rusia e kundërshton çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, me përjashtim, siç thotë ai, të një ujdie që do ta transformonte Kosovën në një shtet të cunguar nëpërmjet përshtatjeve kufitare të konceptuara keq.

Pretendimet se Rusia do ta përkrahte një marrëveshje eventuale mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të fazës finale të dialogut, e cila do t’i siguronte vendit njohje nga fqinji verior dhe një ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), i kundërshton eksperti amerikan i politikës së jashtme.

David L. Phillips, i cili ka qenë këshilltar i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka deklaruar për “Zërin” se Rusia e kundërshton çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me përjashtim, siç thotë ai, të një marrëveshjeje që do ta transformonte Kosovën në një shtet të cunguar nëpërmjet përshtatjeve kufitare të konceptuara keq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme