Enver Hoxhaj fitoi mbi 7 mijë euro nga shitja e librit “Përplasja e madhe”

Prishtinë | 20 Qer 2022 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka deklaruar të hyra prej shtatë mijë e pesëqind eurove gjatë vitit 2021 nga shitja e 750 kopjeve të librit të tij, të titulluar “Përplasja e madhe”.

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2021, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës i ka deklaruar të hyrat e gjeneruara nga shitja e librit të tij në formë të “honorareve”.

Hoxhaj, vitin e kaluar kishte promovuar dhe shitur gjithsej 750 kopje të librit të tij në Nju Jork, Tiranë dhe Ulqin.

Të ngjashme