Fatmir Limaj i uron Ditën e Pavarësisë SHBA-së

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, i uron SHBA-së ditën e pavarësisë.

Limaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se me 4 korrik nuk feston vetëm SHBA, por e gjithë bota e qytetëruar.

“SHBA dhe Kombi amerikan ngërthejnë në vete vlerat dhe idealet më civilizuese dhe janë mbrojtësit e promovuesit më të mëdhenj të lirive dhe të drejtave të njeriut si dhe udhërrëfyes për të gjithë popujt dhe botën liridashëse”.

“Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate shpreh urimet më të përzemërta për popullin mik amerikan”.

“Qytetarët e Kosovës do t’i jenë përjetë mirënjohës SHBA-ve për kontributin dhe ndihmën e dhënë për Kosovën në të gjithë etapat. Kosova është e bekuar që ka miqësi me SHBA-të dhe miqësia me ta do të jetë e përjetshme”, shkruan Limaj në Facebook.

Të ngjashme