Financat e partive të pakontrollueshme, BE kërkon transparencë

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 11:03 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e BE-së dhe OSBE-ja ka organizuar seminarin “Financimi i partive politike”. Rikardo Serri, nga zyra e BE-së, ka thënë se është shumë e nevojshme që në Kosovë të kontrollohen financat e partive politike dhe sipas tij, është i rëndësishëm zbatimi i Ligjit për financimin e tyre, raporton Ekonomia Online.

“Në Kosovë ka nevojë urgjente për të kontrolluar financat politike, transparencat mbi donacionet dhe shfrytëzimin. Këto duhet të rregullohen në mënyrë efektive dhe duhet të fusim në përdorim më të mirë dhe zbatim të rregulloreve”.

“Sipas auditorëve të pavarur që kanë kryer këto shqyrtime, partitë politike kanë dështuar të sigurojnë llogaridhënien, raportim të brendshëm, raportim financiar dhe përputhshmëri me kërkesat ligjore sa i përket financave të tyre”.

“Shumë parti politike kanë dështuar që të zbulojnë apo nuk kanë raportuar sa duhet një pjesë të shpenzimeve të tyre. Dhe gjithashtu është shqetësuese që auditorët nuk kanë arritur të identifikojnë goxha shuma të mëdha të të hyrave të shumë partive politike. Shumë dokumente nuk kanë qenë të sakta ose adekuate. Prandaj është shumë mirë që auditimi ka ndodhur”.

Ai ka thënë se qëllimi i tyre është që subjektet politike të jenë transparente në raport me qytetarët sepse sipas tij, kjo çon drejt anëtarësimit në BE.

“Synimi ynë është t’i bëjmë subjektet politike më transparente, më llogaridhënëse për qytetarët. Kjo është e rëndësishme për hyrjen në BE. Në veçanti financimi tyre dhe fushatave zgjedhore shpesh, partitë përfaqësojnë jo aq shumë interes të qytetarëve por të donatorëve që e kanë mbështetur fushatën e tyre”.

Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, ka thënë se plotësimi i ligjit është tepër i veçantë dhe sipas saj, përfshinë pika më të rëndësishme, ndërsa ka dhënë një rekomandim.

“Të rregullohet sistemi sanksioneve, të jetë më i përpiktë që partitë të jenë në pajtim me ligjin dhe të jenë më transparente. Ky ligj ka rëndësi në luftimin e korrupsionit dhe rëndësi për partitë politike, për shkak të transparencës, një prej vërejtjeve që kanë dhënë edhe ndërkombëtarët ka qenë që partitë nuk kanë qenë transparente”.

Isabelle Servoz-Gallucci, kryeshefe e zyrës, ka vlerësuar se ky është një hap i mirë për Kosovën pasi që për herë të parë ka ardhur kërkesë e drejtpërdrejt nga kryeministri për intervenim nga Komisioni i Venecias, raporton EO.

“Nga 61 shtete, Kosova është anëtare me kompetenca të plota. Nuk ka të bëjë vetëm me Kushtetutën por me nevojat e përbashkëta ligjore. Ka të bëjë me rreshtimin me standardet evropiane që ndihmon për shpërndarjen e trashëgimisë kushtetuese që është përfituese për të gjitha palët”.

Christopher Tuetsch, drejtor i Departamentit të Demokratizimit në OSBE ka thënë se shpërndarja e fondeve publike për ndihmë duhet të ketë rregull rigoroz dhe llogaridhënie që të shfrytëzohen në mënyrë të rregullt, teksa ka dhënë edhe një rekomandim.

“Gjobat e vendosura nga KQZ apo PZAP. Dënimet për partitë politike nuk duhet zbritur nga fondi që ndahet nga buxheti i Kosovës apo ndonjë fond që ndahet për partitë politike, përndryshe ky nuk është dënim sepse ky paguhet nga shoqëria”.

Të ngjashme