Fitorja e rebeles

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Për herë të parë Kuvendi i Kosovës do të udhëhiqet nga një grua. Me 65 vota për, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, u zgjodh të hënën kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Pozita e kryetares nuk ishte synimi i saj. Këtë pozitë ia përcaktoi rezultati zgjedhor. Në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, partia e nominoi Osmanin për kryeministre, por për pak vota ajo nuk arriti ta mund kundërkandidatin nga Vetëvendosje, Albin Kurti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithëse rivalë politikë, Osmani dhe Kurti shiheshin nga elektorati i të dy taborëve si liderët më të merituar për të udhëhequr me Kosovën. Madje, kishte votues që e kishin të vështirë ta ndajnë votën mes tyre.

Osmani u caktua kandidate për kryeparlamentare, pas insistimit të partisë së saj që nga kjo pozitë të largohej deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, i cili ishte zgjedhur para arritjes së marrëveshjes për qeverisje mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Të ngjashme