Frashër Krasniqi lajmërohet pas arrestimit nga Policia: Për veriun 11 milionë, për UÇK-në dosje

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, është lajmëruar në Facebook, pasi u arrestua nga Policia e Kosovës.

Ai ka publikuar në këtë rrjet social një fotografi nga momenti i arrestimit të tij, derisa ka shkruar për pagesën e rrymës në veri e UÇK-në.

“Për veriun 11 milionë. Për UÇK-në dosje, e për kundërshtarët politikë arrestime brutale. Qeveri e pabarazisë dhe autoritarizmit”, ka shkruar Krasniqi.

Ndryshe, Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot aktivitet në oborrin e objektit të Qeverisë.

Zyrtarë të kësaj partie kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të objektit të Qeverisë si dhe kanë vendosur mbishkrime “Gjakderdhje financiare”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme